Zinedine Zidane nuk i ka dhënë asnjë minutë Eden Hazadit.
Belgu u rikthye nga dëmtimi të mërkurën mbrëma në ndeshjen kundër Granandës, të cilën e fitoi Real Madridi me vështirësi, 2-0.
Pikërisht për shkak të ndeshjes së tensionuar, Zidane tha se preferoi që mos të rrezikojë sepse Eden ka nevojë të rikthehet në fushë dalëngadalë.
“Nuk e konsiderova të përshtatshme që ai të luajë sepse në fund të fundit ishte një lojë e vështirë. Ju duhet të bëni gjëra në këtë moment dhe unë nuk doja të rrezikoja me të. Ne do të pushojmë, dhe pak nga pak ai do të bashkohet me ekipin”. /Gazeta Express/


