Nuk është Tomorrowland, as Ibiza, por White Party në Gjakovë

PUBLIKUAR

nuk-euml-sht-euml-tomorrowland-as-ibiza-por-white-party-n-euml-gjakov-euml-video_hd

Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe pse nën promblematikën e dyshimeve atmosferike, në një atmosferë të jashtëzakonshme e të paprecedentë në vendin tonë, u mbajt White Party në HD Park në Gjakovë.

Afro katër mijë të pranishëm ishin në HD Park në Gjakvoë për tashmë tradicionalen, White Sensation Party.

Për dallim nga edicionet tjera, sivjet kishe deejay ndërkombëtar.

Pjesën kryesore natyrisht se në përgjegjësi e kishin Duo Diamonds nga Ukraina, që sollën një atmosferë të pa parë ndonjëherë në vendin tonë, me ritme të muzikës elektronike.

Telegrafi ishte i pranishëm në këtë ngjarje që sigurisht se do të mbetet në histori si një prej ngjarjeve muzikore më të mëdha ndonjëherë në vendin tonë. Për muzikën elektronike ky ishte një manifest i vërtetë, kur dihet se ky zhanër nuk është aq i adhuruar në vendin tonë.

Por, Gjakova e dëshmoi të kundërtën dhe dëshmoi se shqiptarët janë në hap me kohën dhe trendet botërore të muzikës.

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...