Nuk është faji i klorit: Kjo është arsyeja se përse skuqen sytë kur zhyteni në pishinë

PUBLIKUAR

Nëse pas një dite me not në pishinën e qytetit keni vërejtur se sytë iu janë skuqur, atëherë keni parasysh se nuk qëndron klori prapa kësaj dukurie, por është urina e përzier me kimikate të ndryshme.

“Kur ne zhytemi në pishinë dhe ankohemi se sytë tanë janë të kuq, kjo është për shkak se notuesit kanë urinuar në ujë”, ka treguar Michele Hallvsa, transmeton Telegrafi.

Nitrogjeni që gjendet në urinë kombinohet me klorin dhe e formon atë që e njohim si kloremina, dhe faktikisht kloremina i shkakton sytë e kuq.

Pra, arsyeja se përse sytë na skuqen kur jemi në pishinë është se klori përzihet me urinë, djersë dhe shumë mikrobe tjera të cilat njerëzit i fusin në ujë.

Në fakt, Hllavsa thotë se aq më e fortë të jetë aroma e klorit në pishinë, aq më e mbushur është pishina me urinë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...