Nuk do t’ju tregojë se ç’ëndërr ka parë mbrëmë? Atëherë në ëndërr me siguri u ka ndodhur kjo!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Derisa meshkujt kryesisht ëndërrojnë për gjërat e këndshme dhe emocionale, ja çfarë ëndërrojnë femrat dhe cili është shkaku i anktheve të tyre të natës.

Do të pajtoheni që tradhtia e çfarëdo lloji qoftë nuk është aspak e këndshme, prandaj nëse keni ëndërruar që jeni të tradhtuara, me siguri keni përjetuar emocione të pakëndshme në atë ëndërr, dhe ankth të madh në gjumë, transmeton Telegrafi.

Një studim të ri ka konstatuar që femrat kanë më shumë ankthe në gjumë sesa meshkujt. Më së shpeshti ëndërrojnë për atë që partnerët po i tradhtojnë. Pastaj pasojnë rënia e dhëmbëve, ndjekja dhe merimangat.

ë

Meshkujt ëndërrojnë për fluturimet, takimet me një bukuroshe të panjohur apo që kanë gjetur para.

Kompania e cila prodhon krevate “Amerisleep”, ka bërë hulumtimin e së paku 2.000 personave, të cilin e ka botuar në “Daily Mail”.

Ëndrra më e shpeshtë e të dy gjinive është të dashuruarit dhe seksi me dikë me të cilin nuk do të guxonin ta bënin. Rreth 51 për qind ëndërron që dikush i ndjek, 38 për qind për kthimin në bankat shkollore.

Edhe te meshkujt shfaqen ankthe në gjumë, mirëpo ata kryesisht ëndërrojnë për gjëra emocionale dhe të këndshme.

ëëë

Psikologët me decenie përpiqen të identifikojnë prejardhjen e dallimeve në ëndërrime midis gjinive. Ankthet në gjumë krijojnë shumë pengesa.

Femrat janë më të dobëta ndaj ankthit se sa meshkujt. Ato janë të përqendruara në problemet e veta edhe më shumë, u kujtohen ëndrrat të cilat fokusojnë telashet.

Një të katërtave të femrave, 28 për qind, u kujtohen ëndrrat pothuajse të çdo nate, në krahasim me 14 për qind të meshkujve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...