Nuk akreditohen 3 programe studimi në institucione publike, 28 në ato private

PUBLIKUAR

00_12_14042399891017873506
Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AAK) i ka akredituar në nivel institucional për 3 vjet tri universitetet e reja të themeluara nga Qeveria e Kosovës, atë të Mitrovicës, Gjilanit dhe Gjakovës si dhe Universitetin e Prishtinës për 5 vjet.
Përmes një komunikate për medie, AAK ka bërë të ditur se në nivel institucional janë akredituar edhe tri institucione private të arsimit të lartë derisa nuk janë akredituar 28 programe nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë, nuk janë akredituar 9 programe në institucionet publike derisa janë shtyrë për një fazë tjetër 3 vendime në institucionet publike të arsimit të lartë dhe 4 në ato private.

Janë akredituar 42 programe në nivel bachelor, master dhe PhD në Universitetin e Prishtinës.

Në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” janë akredituar 4 programe të studimit, në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” janë akredituar 3 programe, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” janë akredituar 21 programe studimi. Kurse, në Universitetin e Gjilanit janë akredituar 7 programe të studimit.

Për akreditim dhe riakreditim në vitin e kaluar kishin aplikuar mbi 190 programe të studimit në institucionet publike e private dhe dhjetëra institucione nga të dy kategoritë.

 

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Restaurant Mirsadi me dy lokacione në Lipjan, super ushqime

Restaurant Mirsani tani edhe në Lipjan, Restaurant Mirsandi 1 Prishtinë, Restaurant Mirsadi 2 Lipjan,...

Krejt çka dihet për tragjedinë në Rufc të Lipjanit

Dje rreth orës 16:30 janë gjetur tre trupa të pajetë në fshatin Rufc të...

Kalo pushimet tuaja me veturen ideale, Rent a Car Trimi Lipjan

Rent a Car Trimi gjeni ofertat më të mira për pushimet verore. Rent a Car...