Novosti: MiG-ët rusë në Serbi në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vladimir Putin do të duhet të nënshkruajë një dekret për dhënien e gjashtë MiG-ëve 29 për Ushtrinë e Serbisë, gjatë takimit me Aleksandar Vuçiq-in në Moskë, ka mësuar “Vecernje Novosti”

Me këtë do të plotësohen të gjitha kërkesat që avioniët rusë zyrtarishtë të mbajnë shenjat e forcave të armatosura serbe. Shanset janë të mëdha që kjo të bëhet në mënyrë simbolike më 24 mars – në 18 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, shkruan Novosti, raporton Gazeta Express.

Ardhja e MiG-ëve në Serbi pritet më së vonë gjatë këtij muaji, sipas informatave që posedon gazeta serbe, ndërsa të gjithë avionët do të mbërrijë në aeroportin e Batajnicës, ku ata do të dorëzohen për përdorim nga Forcat ajrore. Në dorëzimin ceremonial do të marrë pjesë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Detajet e ardhjes së MiG-ëve nga Rusia tani për tani nuk janë publikuar zyrtarisht. Sipas të dhënave të “Novosti”, janë dy skenarë për dërgesën e këtyre avionëve.

“Po konsiderohet mundësinë e fluturimeve direkte të MiG-ëve nga Rusia në Serbi. Kjo nuk është konfirmuar ende, pasi do të ketë konotacione delikate politike. Një nga idetë në këtë rast është se avionët hyjnë në hapësirën tonë ajrore dhe e përshëndesin Serbinë për së gjati në tërë territorin e saj. Mundësia e dytë është dërgimi i avionëve me avionët e transportit ajror rus, ndoshta të tipit “Ilyushin”, ka thënë bashkëbiseduesi i “Novosti” nga udhëheqja ushtarake serbe./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...