Nominimet për veturën më të mirë të vitit 2019 (Video)

PUBLIKUAR

Fituesit do të bëhen të ditur gjatë muajit prill, në New York Auto Show

Agjenci apo organizata të ndryshme shumë serioze, ndajnë çmime të vetura, të cilat i konsiderojnë si më të mirat, transmeton Telegrafi. Megjithatë, World Car Award konsiderohet si më e kompletuara dhe fituesit që i zgjedh, plotësojnë pritshmëritë e të gjithëve.

Si çdo vit, juria ka marrë pjesë në shumë panaire dhe në bazë të kritereve të caktuara, ka zgjedhur dhjetë finalistët.

Audi e-tron, BMW 3 Series, Ford Focus, Genesis G70, Hyundai Nexo, Jaguar I-Pace, Mercedes-Benz A-Class, Suzuki Jimny, Volvo S60/V60 dhe Volvo XC40, janë të nominuarit për këtë vit.

Me më së shumti gëzim, lajmin e kanë pritur kompanitë Hyunda dhe Volvo që kanë marrë nga dy nominime. Pritet të kompletohen edhe listat e ngushta për kategoritë tjera automobilistike si vetura më e mirë urbane, luksoze, me apo tjera që ka perfomancën më të lartë.

Disa prej fituesve nga nënkategoritë do të bëhen të ditur në Geneva Motor Show, teksa fituesit kryesor për veturën më të mirë të vitit 2019 shpallen në New York Auto Show që zhvillohet më 17 prill. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...