Nobeli në Fizikë shkon për tre shkencëtarë

PUBLIKUAR

Çmimi Nobel i vitit 2018 në Fizikë u është dhënë tre shkencëtarëve për shpikjet e tyre në fizikën laser.

Shkencëtarët Arthur Ashkin, nga SHBA, Gerard Mourou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanadaja do të ndajnë së bashku çmimin e madh, i cili është rreth 770 mijë paund.

Doktori Ashkin zhvilloi një teknikë me laser, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike. Dy shkencëtarët e tjerë, Mourou dhe Strickland zhvilluan një mënyrë për të gjeneruar intensitet të lartë dhe impulse laser shumë të shkurtra.

Një ditë më parë u dha Nobeli në Mjekësi, i cili u shkoi dy kërkuesve të rëndësishëm në luftën kundër kancerit. Amerikani James P. Allison dhe japonezi Tasuku Honjo arritën, sipas jurisë së çmimit prestigjioz në Stokholm, të vendosnin një gur të ri themeli në këtë betejë të gjatë e të vështirë.

Ata realizuan zbulime vërtet inovative, sesi mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për t’i luftuar vet qelizat kanceroze. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...