Njoftim me rëndësi nga Komuna e Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se vendkalimi mbi hekurudhë në kryqëzim të Rr. “Sadik Shala” me Rr. “Shën Flori” do të jetë i mbyllur për qarkullim të përkohshëm për këmbësorë dhe automjete duke filluar nga data 19.03.2023 deri më 27.03.2023

Njoftimi plotë nga Komuna:

Njoftohen qytetarët e Komunës së Lipjanit se vendkalimi mbi hekurudhë në kryqëzim të Rr. “Sadik Shala” me Rr. “Shën Flori” do të jetë i mbyllur për qarkullim të përkohshëm për këmbësorë dhe automjete duke filluar nga data 19.03.2023 deri më 27.03.2023 për arsye të zhvillimit të punimeve mbi hekurudhë sipas projektit: Rehabilitimi i Pjesës Jugore të Linjës 10 Hekurudhore (Fushë Kosovë – Hani i Elezit) nga km 246+888.00 deri km 313+711.00.

Qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve do të bëhet përmes rrugës alternative rreth hekurudhës sipas sinjalizimit nga ana e operatorit deri te vendkalimi i dytë mbi hekurudhë Rr. “Skënderbeu” që lidhë rrugën me udhëkryqin e Janjevës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...