Njoftim i rëndësishëm për Bizneset lipjanase, MTI shpall thirrjen publike për subvencionim me mjete financiare për ndërmarrjet mikro

PUBLIKUAR

Njoftim

Njoftohen të gjitha bizneset e Komunës së Lipjanit se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ha shpallur Thirrjen publike për subvencionim me mjete financiare për Ndermarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Kjo thirrje ka për qëllim zvogëlimin e deficitit tregtar dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, të eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Subvencionim me mjete financiare per NMVM do të jet si në vijim:

Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor) vlera totale e garantëve do të jetë 400.000,00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 50.000,00 EUR;
Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor) vlera totale e garantëve do të jetë 450.000,00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 60.000,00 EUR;
Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor) vlera totale e garantëve do të jetë 150.000,00 EUR. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare deri në 75.000,00 EUR.

Afati i fundit për aplikim është 15/05/2018 me se largu deri në ora 16:00. plikacioni duhet të dorëzohet në formë fizike dhe në CD në Zyrën e arkivit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Rruga Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit, p.n. Prishtinë, 10000, Republika e Kosovës.

Për Informata të detajuara, kriteret e vlerësimit dhe dokumentacionin e kërkuar ju lutem klikoni në linkun e bashkangjitur më poshtë:

https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=2,134,291

SHIKO MË SHUMË

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...

Policia gjen një sasi të mariuanës në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë...

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...