Një burrë nga Indonezia, i cili pretendon se është person më i vjetër në botë, e ka festuar sot ditëlindjen e 146-të.
Mbah Gotho, nga fshati i vogël në provincën e Javas qendrore, posedon dokumente që theksojnë se ai ishte lindur më 31 dhjetor 1870, transmeton Express.
Certifikatat e tij e lindje është konfirmuar si e saktë nga zyra indoneziane e ofiqarisë.
Nëse certifikata e tij e lindjes është vërtet e saktë, kjo do t’ia jepte atij titullin person që ka jetuar më se gjati në botë, i cili momentalisht mbahet nga francezi Jeanne Calment, i cili ishte 122-vjeçar kur vdiq.
Thuhet se Gotho ishte përgatitur të vdiste qysh në vitin 1992, madje edhe varri iu ishte përgatitur, por sot 24 vjet më pas ai është ende gjallë.
Në vitin 2016, ai kishte thënë për një gazetë rajonale: “Ajo çfarë dua është të vdes,” pasi së fundmi atë duhet ta ushqejnë dhe pastrojnë të tjerët, për shkak të sëmundjes./Express/



