Të gjitha femrat që në mungesë së kohës së lirë bëjnë makijazh derisa janë në veturë private apo taksi duke shkuar në punë, duhet patjetër ta lënë këtë shprehi e cila për pak sa nuk ia mori jetën një vajze.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Bangkok të Tajlandës, ku derisa një vajzë 20-vjeçe po udhëtonte me taksi ka lënduar syrin kur shoferi u përplas me një kamion, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e frenimit të fortë dhe përplasjes me kamion, kësaj vajze i është ngulur lapsi me të cilin po bënte makijazh.

Ajo kishte përplasur fytyrën në karrigen e shoferit, me ç’rast lapsi iu ngul në sy dhe ekipet e autoambulancave u detyruan me urgjencë të shfaqen në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar nga më e keqja.

“Ajo kishte dhimbje të mëdha dhe nuk mund të fliste, që të na e shpjegonte se çfarë në fakt kishte ndodhur, kishte shumë gjak në veturë”, ka deklaruar një infermiere.

Për fat të mirë mjekët në spitalin Rajavithi arritën t’ia heqin lapsin pa ia dëmtuar syrin. Megjithatë kjo ngjarje e pazakontë duhet të shërbej si paralajmërim për të gjitha femrat, që të tregohen më të kujdesshme kur bëjnë makijazh në veturë. /Telegrafi/




