Njeriu që lidhi një grua me zinxhirë, rrëfen për shtatë vrasje (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Todd Kohlhepp, njeriu që u arrestua pasi një grua është gjetur e “lidhur me zinxhirë si një qen” në pronën e tij në Karolinën e Jugut, ka pranuar shtatë vrasje, ka thënë policia, shkruan BBC.

Kohlhepp i tha policisë të shtunën se ai ishte përgjegjës për vdekjen e katër njerëzve në vitin 2003.

Ai gjithashtu iu tregoi oficerëve të zbatimit të ligjit, se ai kishte varrosur dy viktima të tjera në pronën e tij.

Kohlhepp, 45 vjeçar, u arrestua të enjten, kur policia ka gjetur një grua në pronën e tij lidhur me zinxhirë në një enë.

Ajo kishte qenë e zhdukur, së bashku me të dashurin e saj, që nga fundi i gushtit.

Gruaja u zbulua pasi policia dëgjoi zhurmë dhe britma nga brenda një ene metalike të anijeve në Woodruff, 80 milje (130 km) në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit të Columbia, transmeton Klan Kosova.

Gruaja iu kishte thënë oficerëve se Kohlhepp kishte shtënë dhe vrarë të dashurin e saj në prani të saj.

Kohlhepp u tha hetuesve se ai ishte edhe i armatosur pas të shtënave fatale në vitin 2003 ku mbetwn tw vrarw katër njerëz në një dyqan me motorë në Chesnee pranë Spartanburg, South Carolina.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...