Një koleksionues i armëve i njohur me nofkën “Njeriu Dragua” cilësohet si “njeriu më i armatosur në Amerikë”, duke pasur nën pronësi mbi 200 mitralozë, tanke dhe granatahedhës.
Mel Bernstein, i cili fitoi nofkën “Njeriu Dragua” falë dizajnit të motoçikletës me formë të Dragoit që nxjerr flakë nga goja, më në fund ka organizuar një turne në muzeun e tij privat të njohur si “Toka e Dragoit”, transmeton Telegrafi.
Në parajsën e adhuruesit të armëve në El Paso të Colorado në Shtetet e Bashkuara, ai posedon terren për qitje me armë të ndryshme, 80 vetura ushtarake, licencë për shitje të armëve automatike dhe një terren tjetër për lojën tashmë të njohur si paint-ball.
Burri ky motoçiklist me krahët e mbuluar me tatuazhe të gjarpërinjve, duket se nuk brengoset fare se çfarë mendon shoqëria për koleksionin e tij marramendës që kap vlerën e më shumë se 8 milionë funteve.
“Sot do të ua shpjegoj se pse më quajnë njeriu më i armatosur në Amerikë”, dëgjohet Bernestein duke thënë në videon e realizuar gjatë turneut në muzeun e tij privat.
Derisa kamerat kishin fokusuar objektivët në dhomat e mbushura me qindra pushkë automatike, ai tha: “I shihni këta mitralozë, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe punojnë sikur të kishin dalë tani nga fabrika”.
“Më duhet të pranojë se afro 200 copë i kam në emrin tim. Nuk besoj se ekziston dikush tjetër në SHBA që ka kaq shumë armë në emrin e vet. Kam armë aq shumë të mëdha, sa që jo çdokush mund të gjuaj me ato”, ka shtuar ai.


