Njerëzit që jetojnë 10 vjet më gjatë

PUBLIKUAR

dameagee

Ka shumë arsye për të shmangur shprehitë, si pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, konsumimi i alkoolit etj. Në të vërtetë, këto vese mund të shkurtojnë jetën për dhjetë vjet, tregon një studim zviceran i publikuar në revistën shkencore “Preventive Medicine”.

Hulumtuesit nga Universiteti i Cyrihut kanë përcjellë gati 17 mijë njerëz nga mosha 16 deri 99 vjeç në periudhën 1977-1993 dhe gjetën se jetëgjatësia e tyre reduktohet në mënyrë të konsiderueshme në qoftë se pi duhan, ushqim me cilësi të dobët, nuk bën stërvitje dhe  konsumon alkool.

Nga të gjithë këta faktorë të rrezikut, pirja e duhanit është më e dëmshme. Një tjetër studim 30-vjeçar i publikuar në gazetën “PLoS Medicine” ka treguar, megjithatë, se jeta e një personi me pesëdhjetë kilogramë më shumë është më e shkurtër se jeta e një duhanpirësi që nuk është me mbipeshë.

Trashjet ekstreme, të përcaktuara me indeksin e masës trupore mbi 40, mund të shkurtojnë jetëgjatësinë normale të deri 14 vjet për shkak të sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike./albinfo.ch/

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza: Do t’i ndreqim marrëdheniet me SHBA-në dhe vendet e BE-së

Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thënë se qeveria e tij do të nis...

(VIDEO) Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti

  Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës...

Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova e Shqipëria

Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të...