Njerëzit për të cilët kurrë nuk do të kishit dyshuar, në të vërtetë vuajnë nga depresioni

PUBLIKUAR

Depresioni i këtillë lehtë mund të mos vërehet

Depresioni dhe anksioziteti te secili njeri shfaqen ndryshe, transmeton Telegrafi.

Asociacioni psikiatrik ka detektuar madje nëntë forma depresioni, derisa buzëqeshja e jashtme dhe venitja e brendshme ende nuk kanë arritur në këtë listë.

Shumë njerëz spirituozë dhe të lumtur të cilët i njohim shpesh janë depresivë. Humori dhe buzëqeshja mund të arrijnë nga pjesët më të errëta të shpirtit.

Zakonisht do të kishit menduar që njerëzit të cilët vazhdimisht bëjnë shaka na bëjnë që të qeshim në të vërtetë jetojnë një jetë të tillë, mirëpo kjo nuk është e vërtetë.

Lidhja e afërt midis humorit dhe depresionit është shqyrtuar kur aktori Robin Williams bëri vetëvrasje.

Pikërisht aktori i ndjerë në një rast ka sqaruar këtë fenomen:

– Mendoj që njerëzit më të pikëlluar më së shumti përpiqen që t’i bëjnë të tjerët të qeshin, sepse vetëm ata dinë se çfarë do të thotë kur ndiheni të pavlerë dhe nuk dëshironi që të tjerët të ndihen ashtu, ka thënë dikur Robin Williams.

Njerëzit të cilët vazhdimisht bëjnë shaka në të vërtetë nuk dëshirojnë ta eliminojnë atë paravent, sepse do t’ju tregojnë kush vërtet janë ata, ndërkaq ata mendojnë që ai person është i pavlerë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...