Njerëzit me kofshë më të forta ose ije të gjera jetojnë më gjatë se ata me bark të madh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Studimi i publikuar këtë javë në revistën medicinale BMJ thotë që yndyra rreth barkut është e lidhur me rrezikun më të madh nga vdekja e hershme, pa marrë parasysh yndyrën e përgjithshme të trupit, ndërsa kofshët dhe ijët më të mëdha janë të lidhura me rrezikun më të ulët

Rezultatet sugjerojnë që matja e yndyrës rreth barkut do të mund të jetë treguesi më i sigurt i rrezikut nga vdekja për shkak të peshës së tepërt – dhe do të mund të përdoret në kombinim me indeksin e masës trupore “si qasje plotësuese në përcaktimin e rrezikut nga vdekja e hershme”, kanë thënë hulumtuesit.

Metaanaliza

Konkluzionet e studimit bazohen në rezultatet e 72 hulumtimeve në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 2,5 milionë pjesëmarrës midis moshës 3 dhe 24 vjeç, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.

Është zbuluar që shumica e masës së dhjamosjes abdominale – duke përfshirë edhe vëllimin e belit, raportin e belit dhe të ijëve, raportin e belit dhe gjatësisë, raportin e belit dhe kofshëve dhe “indeksin e formës së trupit” – janë dukshëm të lidhur me rrezikun më të lartë nga vdekshmëria.

Analiza ka treguar që çdo 10 centimetra të belit janë të lidhur 11 për qind rrezik më i lartë nga vdekshmëria nga të gjitha mostrat.

Është konstatuar edhe se vëllimi i kofshëve dhe ijëve është i lidhur me “rrezikun më të vogël nga vdekshmëria nga të gjitha mostrat”, thotë studimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...