Njerëzit e Trumpit, përfshirë dhëndrin e tij, në lidhje të dyshimta me rusët

PUBLIKUAR

Është zbuluar se dhëndri i Donald Trump dhe ish-këshilltari i Presidentit amerikan janë takuar me ambasadorin e Rusisë “për të gjetur një gjuhë të përbashkët”. Ky lajm është bërë i ditur edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Jared Kushner dhe Michael Flynn – i cili dha dorëheqje muajin e kaluar pasi u zbuluan kontaktet e tij me Sergey Kislayak – ishin takuar me diplomatin rus në dhjetor në Trump Tower.

The New Yorker raportoi për këtë takim më herët këtë javë dhe tani është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Këto lajme po rrjedhimin pikërisht tani kur po i kërkohet dorëheqja Jeff Sessions-it, prokurorit të Përgjithshëm, pasi u morr vesh se ai kishte dy takime me ambasadorin rus gjatë fushatës zgjedhore të Trumpit.

Gjashtë persona nga ekipi i Trump po del të jenë takuar me zyrtarë rusë – përfshirë këtu të lartëpërmendurit dhe po ashtu edhe Paul Manafort, Carter Page, Michael Cohen.

“Përgjithësisht ata kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe duket e udhës që donin të krijonin një vije të shëndosh komunikimi”, ka thënë drejtori për strategjitë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks, njofton New York Times, transmeton Klan Kosova.

“Jared ka pasur takime me shumë përfaqësues të tjerë nga vende të ndryshme”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...