Njerëzit e shëndetshëm dhe të shtathollë çdo ditë pinë lëng kastravecësh turshi

PUBLIKUAR

Gjashtë arsye të fuqishme do t’ju bëjnë edhe juve që pirja e këtij lëngu t’ju bëhet shprehi.

Nëse jeni adhurues i kastravecëve turshi, kemi lajme të mrekullueshme për ju – lëngu i cili mbetet në kavanoz pasi që t’i keni ngrënë kastravecët gjithashtu është shumë i shëndetshëm!

Kastravecët turshi përmbajnë mjaft ujë dhe minerale, më së shumti kalium, magnez dhe mangan, andaj janë të shkëlqyeshëm për hidratim dhe detoksifikim.

Gjithashtu, turshia e shijshme ka fuqinë që të rregullojë shtypjen e gjakut dhe të përmirësojë metabolizmin, transmeton Telegrafi.

Janë të shkëlqyeshëm edhe për nxjerrjen e të gjitha materieve të dëmshme nga organizmi, por janë thesar i vërtetë e vitaminës A, fibrave dhe silicit, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës.

Gjithë këtë mund të bëjë edhe lëngu në të cilin gjenden kastravecët turshi, plus edhe këto gjashtë gjëra të shkëlqyeshme!

Pengon dehitratimin dhe shuan etjen më të madhe

Nëse jeni shumë të etur, në vend të ujit pini pak lëng kastravecësh turshi. Për të shuar shpejt etjen, duhet patjetër të fusni në organizëm kalium dhe natrium, mirëpo, duke pasur parasysh që kjo pije i përmban të dy këto minerale, do t’ju freskojë në çast.

Zëvendësim i lirë për pije sportive

Pijet të cilat i pinë sportistët nuk janë fare të lira, mirëpo lëngu i kastravecëve turshi është, dhe përmban të gjitha ato që ju nevojiten.

Injektimi i vitaminave dhe antioksidantëve

Besuat apo jo, lëngu i kastravecëve turshi përmban sasi të madhe të vitaminave C dhe E. Gjithashtu është plot antioksidante, ndërkaq ky kombinim do t’jua forcojë imunitetin dhe do t’jua përmirësojë gjendjen e përgjithshme të organizmit.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...