Një rus arrestohet në Spanjë për hakim të zgjedhjeve në Amerikë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Një haker i dyshuar rus është arrestuar në Spanjë me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Arrestimi i tij erdhi pas zhurmës së qarqeve kibernetike pasi transmetuesi rus RT kishte ngritur mundësinë se i njëjti  ishte i lidhur me hakimin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, transmeton Klan Kosova.

Pyotr Levashov u arrestua në Barcelonë në fund të javës së kaluar me një urdhër amerikan si i dyshuar për krime kompjuterike.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës Kombëtare të Spanjës e cila foli në kushte anonimiteti, në përputhje me rregullat e Gjykatës.

Arrestimi i Levashov tërhoqi vëmendje të menjëhershme, pasi gruaja e tij, Maria Levashova  deklaroi për RT se kishte lidhje me hakimet e zgjedhjeve të Amerikës në vitin 2016.

Ajo tha se kur foli me burrin e saj në telefon nga stacioni policor, ai i ka thënë asaj se kishte krijuar një virus kompjuteri që ishte “i lidhur me fitoren e Trump në Amerikë”.

Administrata e Barack Obama fajësoi zyrtarisht Rusinë për përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet e  vitit 2016 nga hakimi i e-mailave të Komitetit Nacional Demokratik për të ndihmuar fushatën e Donald Trump.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...