Një qytetar bie në gropën e ashensorit të QKUK-së

PUBLIKUAR

Deri sa po shkonte për ta vizituar një të afërm në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, një vizitor deshi ta përdorë ashensorin. Por, kur e hapi derën për të hyrë në të, ra disa metra poshtë, pasi ishte jashtë funksionit.

Lajmi.net merr vesh se qytetari ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë ka marrë tretmanin mjekësorë në Qendrën emergjente.

Zyrtarja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar lajmin. Ajo ka thënë se vizitori e ka hapur derën me forcë, duke menduar që ajo funksionon.

“Lifti ka qenë jashtë funksionit, dhe qytetari e ka hapur atë me forcë për të shkuar në Klinikën e Pulmologjisë. Pra, vizitori nuk ka ndjekur rrugët të cilat dërgojnë për në këtë qendër, por ka përdorur një lift që është jashtë funksionit dhe e ka hapur derën me zor, dhe kur ka hyrë brenda, menjëherë ka rënë poshtë. Nuk mund të them asgjë për gjendjen e tij shëndetësore, pasi që janë duke ju bërë të gjitha ekzaminimit në Qendrën emergjente”, tha Qyqalla.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo në QKUK, pasi që edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla pikërisht në QKUK. /lajmi.net/

1

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...