Një Qershori – Dita ndërkombëtare e Fëmijëve festohet edhe në Lipjan

PUBLIKUAR

Një Qershori – Dita ndërkombëtare e Fëmijëve që nga mengjesi ka filluar të festohet edhe në qytetin e Lipjanit, me të cilin aktivitet ka filluar edhe “Java e Kulturës” në Komunën e Lipjanit e cila mështetet nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ku përgjatë 15 ditëve do të zhvillohen aktivitete të shumta kulturore të organizuara nga Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport.
Me këtë rast Kryetari, Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në sallën e Kuvendit të komunës, nxënësit e klasëve të para të shkollës “Ismail Luma”, në Lipjan të shoqëruar nga drejtori i kësaj shkolle dhe dy mësueset.
Në këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka uruar nxënësit, ai po ashtu tha se dita ndërkombëtare e fëmijëve më tepër kërkon vëmendjen tek prindërit, institucionet e gjithë shoqëria më gjerë, duke theksuar se është detyrë e përbashkët t’u sigurojmë fëmijëve tanë një fëmijëri të sigurtë dhe të lumtur.
Ndërsa, nxënësit e kesaj shkolle kishin sjellë një buqet me lule për kryetarin Ahmeti në shenjë respekti dhe mirëpritje.

Në fund të këtij takimi në bufen e cila gjendet në objektin e Komunës u shtrua edhe një koktej rasti për fëmijët.

SHIKO MË SHUMË

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...