KEDS ka njoftuar se me kërkesë për dislokim të kabllit për lirimin e hapësirës për shkollën e re që do të ndërtohet, sot më 27.04.2018 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në lokacionin për rreth shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan.
Më 27.04.2018 në TS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërkrehet:
Dalja 10 kV Drejtimi “Shkolla A.Gllavica.” (Kodi: 41000010) prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla ”Adem Gllavica”- Ferma.
Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i kabllit në Oborrin e Shkollës “Adem Gllavica”.
Më 27.04.2018 në TS 35/10 kV Lipjan do të ndërkrehet:
Dalja 10 kV Drejtimi “Shkolla e Mesme” Bonita (Kodi: 41047006) prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Shkolla, TS Mulliri (ish-Kooperativa bujqësore).
Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i kabllit në Oborrin e Shkollës “Adem Gllavica”.


