Lipjan, një person shoqërohet në polici, pasi iu sekuestruan substanca narkotike

PUBLIKUAR

Një person në Lipjan është shoqëruar në polici pasi i janë sekuestruar substance narkotike.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, të martën.

”Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike“.

”Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan.  Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm,  është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike“, thuhet në njoftim.

”Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  ndaj personot të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge“, përmbyllet njoftimi. /Express

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...