Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte në Sllovi

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundёr popullatёs civile nё kundёrshtim me Nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Kodit Penal tё Republikёs Socialiste Federale tё Jugosllavisё (KPRSFJ) lidhur me nenin 3 tё Konventёs sё Katёrt tё Gjenevёs dhe po ashtu e penalizuar me nenin 145 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktin e armatosur ndërkombëtar dhe nenin 146 Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit G.S. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore të parapara me nenin 187 par. 1 nën par.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së për caktimin e paraburgimit.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...