Një mollë në ditë është e shëndetshme – po nëse i hani tri sosh?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Një mollë në ditë, mjeku jashtë shtëpisë. Mirëpo, çfarë do të thotë kur i hamë dy mollë? Me siguri janë më të shëndetshme se një çokollatë e vogël.

E po, katër, pesë, dhjetë mollë në ditë? A mund të jenë të dëmshme nëse hamë shumë pemë? “Përfundimisht po”, përgjigjet mjeku gjerman Carsten Lekutat.

Pemët përmbajnë fruktozë, prandaj janë aq të shijshme dhe të ëmbla. “Fruktoza tekefundit është sheqer, me të gjitha problemet të cilat rezultojnë nga sheqeri i tepërt”, thotë ai.

Një mollë ju bën më të shëndetshëm, tri shpesh rezultojnë me mëlçi të yndyrshme, shpjegon mjeku. Kur mëlçia bëhet e yndyrshme, shumica supozon që kjo ndodh për shkak të alkoolit.

(Foto: Instagram/fruit_ah_palooza)

Në të vërtetë, thotë Lekutat, në 20 deri 30 për qind të rasteve kjo nuk ka lidhje me alkoolin, por është pasojë e fruktozës së tepërt.

“Bananet, mollët, kumbullat kanë shumë më tepër sheqer se portokalli apo pemët e malit”, thotë nutricionistja Antje Gahl. Ajo rekomandon pesë porcione pemë dhe perime në ditë. Perimet me atë rast kanë përparësi. Për shembull, dy copë pemë, tri perime.

“Pemët e freskëta janë më të mira se ato të përpunuara”, thekson Lekutat dhe shton që në lëngun e pemëve, pemët me përqendrim të lartë dhe shpejt arrijnë në qarkullim gjaku për të cilat dr. Lekutat nuk është ithtar i lëngut të portokallit në mëngjes.

“Kur i shikoni të gjithë përbërësit, me siguri nuk do të hani sasi aq të madhe pemësh në një racion. Mirëpo, në formën e lëngët kjo ndodh shumë shpejt”, thotë Gahl. Do të thotë që duhet hequr dorë nga ‘orange juicea’ apo ‘smoothieja’ për kafjall? Përgjigjja është sërish, jo.

Me fjalë të tjera, konsumimi i pemëve duhet përshtatur stilit të jetës. Kush dëshiron të fillojë ditën me lëng portokalli, patjetër duhet të ushtrojë dhe të shpenzojë sheqerin e konsumuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...