Një mijë shporta për mbeturina për qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, gjatë ditës së djeshme së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Prishtinë, Feim Salihu, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëfinancimi për blerjen e 1000 ( një mijë) shportave për mbeturina të madhësisë 120 litërshe për qytetin e Lipjanit.

Për blerjen e këtyre shportave Komuna e Lipjanit dhe Kompania “Pastrimi”, do ti shpenzojnë 19,000.00 (nëntëmbëdhjetë mijë euro).

“ Ne përmes njësisë së “Pastrimit”, në Lipjan do ti pajisim me nga një shportë për mbeturina çdo familje lipjanase, për të krijuar lehtësira në grumbullimin e mbeturinave në mënyrë që të eliminohet hedhjet ilegale”, ka thënë Kryetari Ahmeti, duke bërë thirrje edhe tek qytetarët për mbajtjen e ambienteve sa më të pastërta me qëllim të një jetë sa më të mirë dhe më shëndoshë, njofoti Komuna Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...