Një katastrofë tjetër natyrore godet Indonezinë, “zgjohet” vullkani vdekjeprurës – hiri dhe retë e zezë ngriten në 4 mijë metra (Video)

PUBLIKUAR

Vullkani Soputan ka filluar të nxjerr hirin në ishullin Sulawesi, vetëm disa ditë pasi ky vend u prek nga cunami i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm në Indonezi.

Vullkani filloi të nxjerr hirin dhe retë e zeza në katërmijë metra lartësi, ndërsa autoritet kanë paralajmëruar se mund të aktivizohet vullkani, transmeton Telegrafi.

Banorët që jetojnë në një rreze prej 6,5 kilometra në afërsi të vullkanit, janë këshilluar që të mos dalin jashtë nga rreziku i shpërthimit të llavës dhe reve të zeza.

Ndërkaq personat që kanë vendosur të qëndrojnë në afërsi të vullkanit, janë këshilluar të bartin maska dhe të mbulojnë hundën për të shmangur problemet me frymëmarrje.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëmet në ishull nga vullkani, kurse si rezultat i tërmet dhe cunamit kanë humbur jetën 1,300 persona. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...