Një i burgosur sulmon një tjetër me mjet të mprehtë në Dubravë

PUBLIKUAR

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një i burgosur tjetër.

SHKK njofton se ngjatja ka ndodhur dje rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në korridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës ku i burgosuri B.T ka sulmuar me një mjet të mprehtë të burgosurin B.A.

“Falë reagimit të shpejtë të stafit, i burgosuri B.T nuk ka arritur t’i shkaktojë lëndime serioze të burgosurit tjetër B.A”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët, sipas njoftimit, janë duke u marrë me rastin, të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është iniciuar procedura disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se ka formuar komisionin hetimor, i cili është duke hetuar rrethanat e ngjarjes./Gazeta Expres/

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...