Një i burgosur arratiset nga Qendra Korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

Lipjan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar që një i burgosur është arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa i dyshuari ishte në vuajtje të dënimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...