Një grua marokene dyshohet se e vrau të dashurin dhe mishin e tij ua shërbeu punëtorëve

PUBLIKUAR

Prokurorët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë deklaruar se kanë ngritur aktakuzë ndaj një gruaje, e cila besohet se e ka vrarë të dashurin e saj dhe mishin e tij ua ka shërbyer disa punëtorëve pakistanezë.

Ata thonë se gruaja e kishte vrarë të dashurin para tre muajsh, por krimi u zbulua para pak ditësh, kur një dhëmb njeriu u gjet në makinën për grirje të mishit në shtëpinë e të dyshuarës. Gazeta qeveritare “The National” raporton se ajo është rrëfyer para policisë, duke thënë se vrasjen e kishte kryer në një moment çmendurie.

Ajo ka qenë në marrëdhënie me viktimën për shtatë vjet. Sipas gazetës, ajo e kishte vrarë ish-të dashurin pasi ai i kishte thënë se planifikon të martohet me dikë tjetër nga Maroku. Ndonëse policia nuk dha hollësi për mënyrën e vrasjes, ata thanë se ajo ua kishte shërbyer mishin e tij disa punëtorëve pakistanezë. Ajo e kishte përzier mishin në një gatim tradicional me oriz.

Krimi u zbulua kur vëllai i viktimës shkoi për ta kërkuar atë në shtëpi, ku e gjeti një dhëmb njeriu në pajisjen për grirjen e mishit. Vëllai e raportoi zhdukjen e viktimës në polici, të cilët e kryen një test të ADN-së dhe e vërtetuan se dhëmbi i gjetur i përket viktimës.

Sipas policisë, e dyshuara së pari i kishte thënë viktimës se e ka përzënë vëllain e tij. Sidoqoftë, më vonë ajo e pranoi para policisë se e ka kryer vrasjen. Raportohet se e akuzuara është dërguar në spital për t’ia kontrolluar shëndetin mendor, e më pas pritet të gjykohet për krimin e tmerrshëm, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...