Një gol pas 72 tentimeve, “Ronaldo është i pafat”

PUBLIKUAR

Dikur, Cristiano Ronaldo ishte një mjeshtër i gjuajtjeve të lira.

Si në Manchester United, ashtu edhe në Real Madrid ai ka shënuar shumë, shumë gola të bukur

Por, që tre sezone në Juventus, CR7 ka realizuar vetëm njëherë nga gjuajtja e lirë, gol që ka ardhur pas 72 tentimeve.

Portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio, është i habitur me këto statistika negative të CR7, për të cilin thotë se gjithmonë shënon në stërvitje.

“Ronaldo gjithmonë i merr gjuajtjet e lira në stërvitje dhe gjithmonë shënon”, tha ai.

“Nuk e di përse nuk e bën këtë në ndeshje, ndoshta është fati i keq”.

“Ronaldo është njeri i thjesht, jo yll, atij i pëlqen të qesh dhe të bëjë shaka”.

Ai u pyet edhe në lidhje me të ardhmen e CR7.

“A do të qëndrojë ai vitin e ardhshëm? Nuk e di, shpresoj që po. Ka akoma edhe një vit kontratë. Nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, mendoj dhe shpresoj të qëndrojë”, është shprehur Pinsoglio për gazetën “Tuttosport”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...