Një fjali e zyrtarit amerikan e ngriti peshë gjysmën e Serbisë!

PUBLIKUAR

U ngritën në këmbë rusofilët serb, por edhe politikanët: “Ai njeri nuk e respekton vendin tonë”.

Zyrtari i lartë i administratës amerikan Hoyt Brian Yee ka shkaktuar të martën reagimet e ashpra në Beograd me deklaratën se vendet të cilat dëshirojnë anëtarësim në BE duhet të tregojnë qartë se nuk mund “të ulen në dy karrige”, gjë që ministri i mbrojtjes serb Aleksandar Vulin e vlerësoi si “mesazh i cili nuk vjen nga miku”, transmeton gazetametro.net

Vulini porosinë e Yee e ka vlerësuar si “deri tani presioni më i rënd zyrtar dhe shumë jo diplomatik” ndaj Serbisë dhe të drejtës së saj që të vendosë e pavarur. “Vendet të cilët dëshirojnë të hynë në BE duhet ta shprehin qartë këtë vendim. Nuk mund të uleni në dy karrige, sidomos pasi ato janë shumë larg njëra tjetrës”, ka porositur të hënën zëvendësi i ndihmësit të sekretarit shtetëror amerikan Hoyt Brian Yee gjatë Samitit ekonomik serb në Beograd.

Vulin të martën ka reaguar me kumtesë për shtyp, duke vlerësuar se mesazhi i zyrtarit amerikan “nuk është deklaratë e njeriut i cili e respekton Serbinë”.

“Nuk di se çfarë do të jetë pozicioni dhe përgjigjja e kryetarit (të Serbisë) Vucic, por jam i sigurt se ai do të dijë të del në krye me presione, si gjithmonë deri tani…Por, në emrin tim mund të them se kjo nuk është deklaratë e mikut dhe se kjo nuk është deklaratë e njeriut i cili e respekton Serbinë, i cili e respekton politikën tonë dhe të drejtën tonë të vendosim”, ka theksuar Vulin në deklaratë.

Vulin ka porositur se si “Serbia do të merr vet vendimet e veta, pavarësisht sa të mëdhenj janë ata të cilët konsiderojnë se mund të vendosin për ne”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...