Një e treta e të rriturve diagnostikohen gabimisht me astmë

PUBLIKUAR

Doktori mund t’ju ketë thënë se vuani nga astma, por ja diçka që duhet ta keni në konsideratë: A jeni të sigurt se është astmë?

Mund të ketë arsye shumë të mira se përse duhet të dyshoni në diagnozën me astmë: Studimi i ri, i publikuar në “Journal of the American Medical Association”, ka zbuluar se 33 për qind e të rriturve të diagnostikuar me astma, faktikisht nuk kanë pasur astmë aktive, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë vëzhguar 613 pjesëmarrësit e studimit për pesë vite dhe, pas testimeve të ndryshme dhe konsultimit me specialistë të mushkërive, hulumtuesit kanë deklaruar se një e treta e pjesëmarrësve nuk kishin pasur astma.

Disa nga ta kishin pasur sëmundje minore, siç janë alergjitë, dhe disa tjerë ishin diagnostikuar me sëmundje më serioze, siç është hipertensioni pulmonar. Ndërsa, 30 për qindëshi tjerë nuk kishin pasur asnjë sëmundje.

Shkak për diagnostikimin e gabuar me astmë, hulumtuesit thonë se ka qenë mungesa e testit të quajtur ‘spirometria’ – e cila tregon se sa shumë merrni dhe lironi frymë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...