Një e mitur nga Ferizaj shkon për të lindur, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Policia ka bërë të ditur se në repartin e Gjinekologjisë në Ferizaj, ka shkuar për të lindur një vajzë e mitur, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar, por me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar dhe ndaj tij është hapur rasti për veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.

“Ferizaj 06.12.2021 – 04:00. Është pranuar informata se viktima femër kosovare e mitur, ka shkuar për të lindur në repartin e gjinekologjisë. Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin pas intervistimit të dyshuarit mashkull kosovar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...