Një avion rus dhe një amerikan gati sa s’u përplasën mbi Siri

PUBLIKUAR

Zyrtarët amerikanë thanë se një avion rus i është afruar shumë afër një avioni të koalicionit ndërkombëtar, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe kryen sulme ajrore në Siri.

Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë Reuters se aeroplani rus ka qenë aq afër saqë tymi i tij është parë nga piloti tjetër.

Zyrtarët thanë se incidenti, i cili ka ndodhur më 17 tetor, nuk është dukur kërcënus, por duket se është shkaktuar nga piloti rus, i cili “nuk ka qenë i vetëdijshëm për situatën”, transmeton REL.

Operacionet ushtarake ruse dhe amerikane në Siri ndjekin procedura të komunikimit, për të reduktuar rrezikun e aksidenteve apo përplasjeve midis qiellit.

Megjithatë, incidenti i fundit pason përafrime të tjera midis avionëve rusë dhe amerikanë.

Muajin e kaluar, një avion rus i është afruar në një distancë prej 10 këmbësh një avioni mbikëqyrës të SHBA-së mbi Detin e Zi.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...