Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magure

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 09:15 një person është gjendur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Lajmin për Expressin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai njoftoi se viktima është shtetas i huaj i moshës 26-vjeçare.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...