Nissan ndalon marrjen e porosive për Sakura për shkak të kohëve të mëdha të pritjes

PUBLIKUAR

Vetura elektrike e Nissan, Sakura Kei, me sa duket po ecën shumë mirë – në fakt aq mirë, saqë kompania u detyrua të ndalonte ofrimin e saj për porosi.

Nissan ka njoftuar se ka ndaluar marrjen e porosive për Sakura në tregun e saj vendas në Japoni, sepse ka arritur në pikën ku nuk mund t’u jepte klientëve të saj asnjë vlerësim të datës së dorëzimit.

Para këtij njoftimi, kohëzgjatja e pritjes për pranimin e veturës ishte mbi një vit. Mbetet e paqartë se kur njerëzit në Japoni do të jenë në gjendje të porosisin përsëri Sakura, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Makina ishte e njohur që nga fillimi, kur u prezantua në muajin maj, dhe deri në muajin korrik, kur edhe arriti në shifrën e 23,000 porosive të bëra.

Nissan stops taking orders for the Sakura because of huge wait times

Është e qartë se Nissan nuk e priste që Sakura të ishte një veturë kaq e suksesshme dhe tani mbetet për t’u parë nëse mund të rrisë kapacitetin e prodhimit për të përmbushur në të vërtetë kërkesën dukshëm të madhe.

Faji, si gjithmonë, bie mbi mungesën globale të çipave, sipas një zëdhënësi të Nissan, sipas tij faji bie edhe tek “porositë e shumta”.

Sakura është një makinë mikro ose Kei, dhe këto përfaqësojnë rreth një të tretën e të gjitha makinave të reja të shitura në Japoni.

Ka një motor elektrik 47 kW me 195 njuton metër fuqi rrotullues dhe një bateri 20 kWh të mjaftueshme për 180 km rreze të vozitjes me një mbushje.

LAJME TË TJERA

Vrasja e gruas shtatzënë, Haxhiu: Në momentin që verifikohet se cila hallkë institucionale ka dështuar do të ketë dorëheqje ose shkarkim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Grupit të ngushtë ndërministror theksoi se...

Arrestohen dy persona në Prishtinë, vodhën barna në depon e Ministrisë së Shëndetësisë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur...

Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe...

Shkuan për të deponuar në bankë, iu vidhen paratë nga dy persona të maskuar

Një punëtore përgjegjëse për deponimin e parave në një kompani në Graçanicë, ka raportuar...

SHIKO MË SHUMË

Jeep kërkon ndihmë nga njerëzit për ta emëruar makinën Wagoneer S – personit që i zgjidhet ideja do t’i jepet shpërblimi i madh

Jeep ka rrugës një Wagoneer elektrik. Kompania e prezantoi modelin dhe disa të tjerë...

Veturat më hidrogjen çdo herë e më të kërkuara, Hyperion XP-1 me 2.000 kuaj-fuqi – me një rezervuar mund të përshkojë 1.600 kilometra

Ju kujtohet Hyperion XP-1, vetura me hidrogjen që pushtoi ballinat e gazetave në gusht...

Në Itali prezantohet SUV-i elektrik Aehra, do të jetë i disponueshëm edhe si limuzinë

Segmenti i SUV-ve premium është mbushur me rivalë, e një prej lojtarëve të rinj...