Nissan GTR i modifikuar, shpejtësi rekorde që vështirë arrihet (Video)

PUBLIKUAR

Dodge Challenger SRT Demon, ka rekordin zyrtar për kalimin më të shpejtë të etapës prej gjysmë milje apo 400 metra, që e kaloi për 9.65 sekonda, ndërsa lëvizte me shpejtësi prej 225 kilometrave në orë.

Mirëpo, këtë rekord e ka thyer Nissan GTR, që këtë shteg e kaloi për një kohë shumë më të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Makina e modifikuar nga një punëtori në Dubai, që ka 2,800 kuajfuqi dhe mund të lëvizë deri me 325 kilometra në orë, përshkoi shtegun për 6.85 sekonda.

Javë më parë, është arritur të kalohet për 6.88 sekonda, por shoferi dhe organizatorët mendonin se mund të bëhet edhe më shpejtë.

Në anën tjetër, besohet se për një kohë të gjatë, Nissan do ta mbajë këtë rekord, pasi vështirë se mund të mposhtet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...