NISMA paralajmëron dërgimin e Thaçit në Kushtetuese (Video)

PUBLIKUAR

Një darke e paralajmëruar me punëtorët e arsimit në Drenas – në prag të fushatës parazgjedhore në këtë Komunë – nga ana e presidentit Thaçi, mund të bëhet sebep qe i pari i vendit të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Valdete Bajrami, shefe e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, ka thënë në emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, se Thaçi po e shkel nenin 83 të Kushtetues, duke i takuar mësimdhënësit. Ajo ka paralajmëruar se si Nismë mund ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese.

“Ai njeri po e shkel Kushtetutën. Jemi duke pritë çka do të ndodhë dhe ndoshta do ta dërgojmë në Kushtetuese”, ka thënë ndër të tjera Valdete Bajrami.

Duke folur për Raportin e Progresit, ajo ka thënë se ky raport ve në pah dështimet e Qeverisë. Ndërsa, ka paralajmëruar se PDK dhe LDK janë në prag të përçarjes finale për shkak të pazareve.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...