Nisin pazarllëqet BDI-VMRO, takimi i parë është realizuar mbrëmë në ora 23?

PUBLIKUAR

Larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, BDI ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në, njofton për gazetën “Lajm” një burim i lartë nga partia “integriste”. Sipas tij, takimi i parë është realizuar mbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup.

Burimi i gazetës së Shkupit thotë se takimi është realizuar mes dy bashkëpunëtorëve të afërt të Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj supozon se kryetarët e këtyre dy partive kanë njohuri.

“Derisa kryetari ynë po bën apel për bashkim të partive shqiptare, bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë filluar negociata me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. Takimi është realizuar mes dy figurave që shpesh dëgjohen duke biseduar mes veti edhe te ‘bombat’ e publikuara nga Zaevi”, thotë ky burim partiak, që insiston të mbetet anonim.

Burime partiake vlerësojnë se temë kryesore e takimit duhet të ketë qenë Tearca, respektivisht ndihma që BDI mund t’ia ofrojë VMRO-DPMNE-së që të mos humbë deputetin e rrezikuar në njësinë numër 6 dhe të ruajë përparësinë 51:49 ndaj LSDM-së. Ky takim, sipas tyre do të jetë uverturë në bisedat për koalicion qeveritar, sepse si duket VMRO dhe BDI nuk e kanë ndërmend ta ndërpresin “jaraninë” tetëvjeçare as pas 11 dhjetorit.

“Nga BDI rrallëherë prononcohen në pyetjet e Gazetës Lajm. Sidoqoftë ne mbetemi të hapur për reagim eventual të tyre gjatë ditës”, shkruan gazeta./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...