Nisin hetimet për përplasjen Ibrahimovic-Lukaku, prokuroria fton gjyqtarin e ndeshjes

PUBLIKUAR

Giuseppe Chinè, prokurori federal, këtë mëngjes hapi një hetim në përplasjen e ashpër verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Një episod ky që shkaktoi shumë diskutime në derbin e Coppa Italia midis Interit dhe Milanit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Ansa, si pjesë e hetimit, prokurori federal thirri gjyqtarin Valeri i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme për të sqaruar ” fushën e dënimeve të shkaktuara tashmë për dy lojtarët “.

Të dy lojtarët aktualisht janë dënuar me nga një ndeshje moslojë, por ky dënim mund të jetë shumë më i rëndë nëse vërtetohet se është përdorur gjuhë diskriminuese. /

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...