Nisin hetime rreth planeve bërthamore të SHBA’së në Arabinë Saudite

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara janë duke nxituar për të bartuar tekonologjinë sensitive të fuqisë bërthamore në Arabinë Saudite, është thënë në një raport të ri të Kongesit të SHBA-së.

Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, ka nisur një hetim pas shqetësimeve të lidhura me një plan të Shtëpisë së Bardhë për të ndërtuar reaktorë bërthamorë në Mbretëri.

Informatorët i kanë thënë panelit se një gjë e tillë do ta destabilizonte Lindjen e Mesme, duke fuqizuar prodhimin e armëve bërthamore.

Sipas raportit, kompanitë e lidhura me presidentin kanë shtyrë përpara këto transfere.

Presidenti amerikan, Donald Trump është takuar me zhvilluesit e fuqisë bërthamore në Shtëpinë e Bardhë më 12 shkurt, për të diskutuar ndërtimin e centraleve në kombet e Lindjes së Mesme, përfshirë Arabinë Saudite.

Dhëndri i Trumpit, njëherësh këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, do të udhëtojë në Lindje të Mesme këtë muaj për të diskutuar planin e administratës së Trumpit për paqe.

Arabia Saudite ka thënë se dëshiron të ketë fuqi bërthamore në mënyrë që të zgjerojë burimet e energjisë.

Mirëpo sipas mediave amerikane, shqetësim përbën fakti se edhe rivali i Arabisë Saudite, Irani, ka ambicie bërthamore.

Sipas kritikëve, qasja e Arabisë Saudite në teknologjinë bërthamore amerikane, mund të nxisë garë armësh në rajonin armiqësor./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...