Nishani: Shpallja e emergjencës i takon Qeverisë

PUBLIKUAR

Presidenti Bujar Nishani doli sot në një konferencë për shtypin, pas vizitës së tij në disa nga zonat më problematike pas përmbytjeve në jug të Shqipërisë.

Konferenca u mbajt për sensibilizimin e mëtejshëm të institucioneve shtetërore, për të gjykuar ndërhyrjet e domosdoshme nga mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm më strukturat përgjegjëse për ditët në vijim, që parashikohen të jenë të vështira. Nishani vlerësoi ekzistencën e një risku real për jetën e qytetarëve, pronave të tyre dhe ekonomive të tyre.

Nishani deklaroi se ushqimi i bagëtive ishte e njëjta kërkesë e banorëve të zonave të përmbytura. A theksoi se është shumë i domosdoshëm solidariteti njerëzor, por më pas është jetësore ndërhyrja e instrumenteve të shtetit, i cili përgatitet gjatë gjithë kohës që në momente të vështira të përgjigjet me asetet që ka.

“Jam i bindur, duke parë angazhimin e institucioneve shtetërore dhe banorëve, që kjo është situatë plotësisht e kalueshme dhe duhet të jetë plotësisht e rikuperueshme. Është e nevojshme marrja e masave të emergjencës, pasi janë zona dhe banorë që e kanë të lidhur jetën e tyre me blegtorinë dhe bujqësinë”, tha Nishani.

I pyetur nga gazetarët nëse është e nevojshme shpallja e gjendjes së emergjencës, Presidenti Nishani tha se kjo i takon Qeverisë dhe ekspertëve të saj. “Nëse do të ketë një shpallje të emergjencës mbetet për t’u vlerësuar nga qeveria shqiptare. U takon organeve të caktuar dhe qeverisë. Situata në zonat e përmbytura ishte jo e zakonshme. Nëse unë do të kisha një detyrim kushtetues për të vendosur, do të merrja një vendim që do të shkonte në favor të situatës së qytetarëve”, tha Nishani.

Presidenti theksoi se nevoja parësore në zonat e përmbytura ishte ushqimi i bagëtive që kanë mbetur të gjalla, më tepër se sa ai i banorëve. “Vizita ime filloi në Darzezë, i cili ishte fshati më i prekur dhe më i dëmtuar, pasi mbante në izolim të komunikimit dhe të lëvizjes një numër të madh qytetarësh. Situata më emergjente është ofrimi i ushqimit për bagëtinë ,sesa për ndihmat ushqimore për familjet dhe veten e tyre”.

Presidenti vuri në dukje vështirësinë e banorëve të prekur nga përmbytjet, për të paguar kreditë e marra për investimet e kryera në bujqësi dhe blegtori. “Në bazë të legjislacionit unë besoj se duhet të ketë një ndihmë për pajisjet dhe pronat e tyre, duke mbetur në kërkesën që fermerët e asaj zone kishin, për shlyerjen e kredive të marra për zhvillimet blegtorale e bujqësore. Situata i vendos në vështirësi serioze për t’i shlyer këto kredi. Është e domosdoshme që autoritetet përkatëse të parashikojnë veprimtarinë në zona me rrezik të lartë përmbytjeje”.

Nishani foli edhe për vizitën e tij në komunën Frakë në fshatin Cerven, i cili ishte në një situatë të vështirë ku kryesisht paraqiten dëmtime të rënda në investimet në bujqësi dhe në sistemin e serave . Presidenti tha se duhet kërkuar një zgjidhje më afat mesme, pasi për fakt të keq, përmbytjet e kishin kthyer situatën e investimeve të tyre në nivelin zero. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...