Nishani falënderon SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës

PUBLIKUAR

Nishani falënderon SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës

Presidenti i Republikës, së Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim Senatorin amerikan Chris Murphy, me të cilin bisedoi për çështje të bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimit rajonal dhe sfidat e sigurisë në shkallë globale.

Në një komunikate për media nga Presidenca, thuhet se Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përcolli mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë qëndruar pranë Shqipërisë në procesin e vështirë të transformimit demokratik dhe në rrugën e integrimit tonë euroatlantik.

“Duke folur për zhvillimet rajonale, presidenti vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në funksion të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon, duke veçuar njohjen dhe mbështetjen e Kosovës së pavarur si një kontribut të provuar në kuadër të kësaj qasjeje”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me situatën në Siri dhe Irak, Nishani vuri në dukje se Shqipëria po kontribuon përkrah partnerëve në kuadër të koalicionit kundër terrorizmit, si edhe po merr masa për të luftuar dhe parandaluar fenomenin e luftëtarëve të huaj në luftimet në Siri dhe Irak.

Senatori Murphy tregoi interes për ecurinë e reformave demokratike në vend, vlerësoi politikën moderatore rajonale të Shqipërisë dhe rolin e saj aktiv në luftën kundër ekstremistëve në Irak dhe Siri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...