Nishani-Ahmetit: Respektim të faktorit shqiptar në Maqedoni

PUBLIKUAR

nishani-ahmetit-respektim-t-euml-faktorit-shqiptar-n-euml-maqedoni_hd

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Tiranë.

Gjatë takimit kreu i shtetit, theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar në Maqedoni në shtetformim dhe zhvillimin e gjithanshëm të vendit, ndërsa shprehu se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet vendimtar për “stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe avancimin e Maqedonisë në proceset demokratizuese dhe integruese”.

Nishani shprehu kënaqësinë për këtë takim, dhe përcolli vlerësimet për rolin, kontributin dhe angazhimin e spikatur politik që Ahmeti ka patur ndër vite në Maqedoni. Ai siguroi për mbështetjen e plotë të Shqipërisë në përpjekjet e faktorit politik dhe institucional në Maqedoni për avancimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve atje.

Zhvillimet e fundit në Maqedoni, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimit në NATO, bashkëpunimi ekonomik, si dhe ecuria e marrëdhënieve dypalëshe, ishin gjithashtu objekt bisede mes palëve.

Ahmeti nënvizoi rëndësinë që kanë projektet e përbashkëta ekonomike, dhe informoi mbi ecurinë e ndërtimit të korridorit VIII, dhe projekteve të tjera të përbashkëta në energji e turizëm.

Në përfundim të takimit u diskutua edhe mbi rëndësinë që luan në përgjithësi faktori shqiptar në rajon, për paqen, stabilitetin, ripajtimin, dhe avancimin e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...