Nis puna për hartën digjitale të portit të Sarandës

PUBLIKUAR

20140727093141568600

Ky projekt modest po kryhet për ti ardhur ne ndihmë sigurisë së jahteve të cilët po frekuentojnë portin e këtij qyteti. Shkencëtarët amerikanë të disa universiteteve amerikane që janë pjese e këtij ekipi po përdorin teknologjinë e fundit duke sjellë për herë të parë edhe silurin AUV, i cili pasi programohet lëshohet në ujë dhe kthehet në anije me të dhënat e mbledhura.

Shkencëtarët amerikanë të Fondacionit RPM Nautical në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit po kryejnë hartat dixhitale të portit të Sarandës. Duke përdorur teknologjinë moderne të skanimeve nën ujore Porti i Sarandës do të ketë për herë të parë një hartë të detajuar të fund detit të saj.

Ky projekt modest po kryhet për ti ardhur ne ndihmë sigurisë së jahteve të cilët po frekuentojnë portin e këtij qyteti. Shkencëtarët amerikanë të disa universiteteve amerikane që janë pjese e këtij ekipi po përdorin teknologjinë e fundit duke sjellë për herë të parë edhe silurin AUV, i cili pasi programohet lëshohet në ujë dhe kthehet në anije me të dhënat e mbledhura.

Këto të dhëna pasi përpunohen në laboratorin e anijes “Herkules” prodhojnë hartën digjitale të vendit të skanuar. Pas disa problemeve që janë hasur me anijet që vijnë në Portin e Sarandës, Agjencia Kombëtare e Bregdetit kërkoi ndihmën e shkencëtareve amerikanë për të parë në mënyrë profesionale fund detin e Portit. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...