Nis hakmarrja për Manchesterin, avionët luftarakë sulmojnë ISIS-in me 27 sulme ajrore

PUBLIKUAR

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kanë goditur objektivat e ISIS-it me 27 sulme ajrore në Irak dhe Siri, pas sulmit terrorist që vrau 22 të rinj në Mançester.

Luftëtarët e koalicionit arritën 37 objektiva të ISIS me 18 sulme në Siri, duke zhdukur furnizimet e naftës, automjetet dhe arkat e armëve.

Nëntë sulme të tjera goditën 62 objektiva të ISIS në Irak, duke shkatërruar një sërë armësh vdekjeprurëse , përfshirë sistemet e raketave, bombave, automjeteve dhe mitralozave.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se sulmet u zhvilluan si pjesë e Operacionit “Inherent Resolve”, një ofensive ushtarake për të shtypur ISIS-in në Siri dhe Irak.

‘Qëllimi yne ishte kufizimi i aftësisë së grupit terrorist për të kryer krime në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën’, thanë zyrtarët./SYRI.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...