Nis fushata e korrje-shirjeve në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Lipjanit për vitin 2023.

Këtë fushatë nga afër e ka përcjellur edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Lipjanit, z. Rexhep Rexhepi.

“Fermerët lipjanas i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, duke uruar të kemi rendimente të larta të prodhimit dhe të korra të bereqetshme”, është shprehur drejtori Rexhepi.

Ai ka theksuar se aktualisht në Komunën e Lipjanit sipas shënimeve që ka drejtorati i bujqësisë, janë mbjellur 5500 hektar grurë , në teren janë duke operuar mbi 120 autokombanja dhe rendimentet për këtë vit sillen rreth 4000 deri 4500 kg grurë për hektar, njofton Komuna e Lipjanit.

Sipas rekomandimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, çmimi i korrje – shirjes për një hektar në këtë vit është 130 euro.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...