Nipa e mbesa të Azem Sylës, veteranë të UÇK-së (Dokument)

PUBLIKUAR

Një “Fun Page” e krijuar në rrjetin social “Facebook” dhe që e quan vetën “Organizata për pastrimin e listave të UÇK-së”, ka akuzuar Azem sylën se ka futtur në lista të gjithë nipat dhe mbesat e tij nga Harilaqi i Lipjanit, si veteranë kur ata nuk ishin fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton portali i lajmeve “Infokusi”.

Ata kanë publikuar emrat dhe mbiemrat e Adem, Afrim, Faik, Bukurie Zogjani dhe Mervete Zogjani-Uka të cilët janë nga Fshati Harilaq i Lipjanit dhe që sipas tyre, kurrë nuk ishin ushtarë të UÇK-së, dhe se janë nipa e mbesa të Azem Sylës.

“Adem Zogjani, Afrim Zogjani, Faik Zogjani, Bukurije Zogjani, Mervete Zogjani –Uka që të gjithë vllezër e motra nga Fshati Harilaq i Lipjani janë në listë të vetaranëve të UÇK-së, ndërsa i pari në listë të pjesëtarëve dhe nuk kanë qenë kurrë ushtarë. Afrim A. Zogjani nr apikacioni 064493 Harilaq, su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi, Bukurije A. Zogjani-Arifi 064487 Harilaq – su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi, Mirvete A. Zogjani-Uka 064491 su kan uushtare nuk ka lëviz nga Harilaqi, Faik A. Zogjani 064488 Harilaq su kan ushtar nuk ka lëviz nga Harilaqi. Të gjithë janë nipa e mbesa të Azem Sylës. I gjithë fshati Harilaq mund ta dëshmojë këtë”, thuhet në statusin e publikuar nga kjo faqe./Infokusi.com/

Organizata

Organizata 1

Organizata 2

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...